Granti i katërt s’është realizuar ende – Asociacioni i Komunave ia lë fajin Muratit

Granti i katërt s’është realizuar ende – Asociacioni i Komunave ia lë fajin Muratit

Kërkesa e kamotshme e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) për formimin e grantit të katërt nuk është realizuar. Lidhur me këtë kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi po e  fajëson ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, shkruan Gazeta Enigma.

Problem tjetër për nivelin lokal janë Kontrata kolektive e Ligji për Prokurim Publik.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, bëri të ditur për Gazetën Enigma se formimi i grantit të katërt nuk është jetësuar ende dhe se dëmet janë të mëdha për nivelin lokal.

Ibrahimi potencon se kanë marrë premtime nga Kurti e Murati për këtë Projektligj, por të njëjtit e kanë tërhequr mbrapa.

“Granti i katërt në takimin që është mbajtur  më shtator të vitit 2022 në atë kohë granti i katër përkatësisht që është Ligji për Financa Lokale ka qenë i paraparë të amandamentohet dhe të finalizohet dhe të aprovohet në kuvendin e Kosovës. Pas takimit që kryetarët e Komunave në atë kohë që kanë pas me kryeministrin Kurti prezent ka qenë edhe ministri Murati pas atij takimi pas disa javësh, ministri Murati ka vendos që ta tërheq projektligjin për Financa Lokale nga strategjia legjislative dhe në atë kohë është ndaluar të punohet në këtë projektligj”, tregon Ibrahimi.

“Kjo ka qenë kërkesa kryesore dhe është kërkesa kryesore e kryetareve të Komunave ku ne nuk kemi marrë përgjigje edhe pse kryeministri në takime paraprakë është zotuar se në të gjitha kërkesat e kryetareve do të ktheje përgjigje me shkrim deri më tani nuk ka ndodhur”, thotë Ibrahimi, teksa evidenton edhe një problem tjetër të komunave. Bëhet fjalë për kontratën kolektive kundrejt punonjësve të arsimit në Kosovë.

Kontrata kolektive parasheh disa përfitime financiare për punonjësit e arsimit – nga pagesa për shujtat ushqimore apo për shpenzimet e udhëtimit deri te paga shtesë pas pensionimit.

Me ligj, këto përfitime duhet të paguhen nga komunat, të cilat janë punëdhënës të punëtorëve të arsimit.

Dëme të mëdha sipas Ibrahimit po u shkakton edhe Ligji për Prokurim Publik, për shkak se Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk i kthen përgjigjet me kohë.

“Çështja tjetër është ligji për Prokurim Publik. Po kemi probleme sa i përket zbatimit të ligjit mbi Prokurimin Publik për shkak burokracive të parapara në ligjin aktual dhe në bashkëbisedim me kryetaret e komunave, Organi Shqyrtues i Prokurimit pothuajse në shumicën e rasteve nuk i kthen përgjigjet me kohe dhe pastaj po vonohen procedura. Problem tjetër që është identifikuar nga kryetaret e Komunave, është bartja me vonesë e mjeteve financiare nga niveli qendror në nivelin lokal”, tha Ibrahimi.

Related Articles