Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njoftoi se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur të hënën i burgosuri V.M.

SHKK-ja ka bërë të ditur se i burgosuri po trajtohej sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike, e organet kompetente po i zhvillojnë procedurat ligjore.

Atij do t’i bëhet autopsia për të verifikuar shkakun e vdekjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot rreth orës 07:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i burgosuri, V.M. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të Qytetit. I burgosuri ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK-së). Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Related Articles