Ish i dërguar Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, qëndroi së fundi në Beogradi ku edhe ka mbajtur një ligjeratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike.
Sipas Grenell, janë dy probleme të cilat e pengojnë procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një është fakti që ky proces drejtohet nga evropianët dhe tjera është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti”, është shprehur Grenell.
Grenell po ashtu tha edhe njëherë se nuk paguhet nga institucionet në Beograd për t’ia mbajtur anën Serbisë.
“Unë jam një amerikan dhe e dua këtë rajon dhe dua që ta ndihmojë”, theksoi ai.