Ish-emisari i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas mos-ftesës së presidentit Biden për Kosovën dhe Serbinë në Samitin e Demokracive që mbahet në dhjetor në SHBA.
Grenell në një postim në Twitter ka thënë se Biden po përbuz Kosovën dhe Serbinë.
Siç është shprehur Grenell, Biden po vazhdon të luajë lojëra politike në rajon, teksa sipas tij këtë nuk e bënte paraardhësi i Biden, Donald Trump.
Ky i fundit, siç tha Grenell ka punuar në të mirë të ekonomisë së rajonit duke nxitur krijimin e vendeve të punës dhe “duke hedhur poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit”.
Postimi i plotë i Grenell:
Biden përbuz Kosovën dhe Serbinë. Ai i rikthehet të luajturit politikë në rajon. Trump kujdeset thellë për njerëzit e Ballkanit. Ai hodhi poshtë lojërat e politikanëve të 20 viteve të fundit dhe në vend të kësaj nxiti krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik. Punë jo politikë!.
Biden snubs Kosovo and Serbia. He reverts back to playing politics in the region.
Trump cares deeply about the people of the Balkans. He rejected the politicians’ games of the last 20 years and instead pushed for job creation and economic development.
Jobs not politics! https://t.co/Vaq8R6yt9S— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 6, 2021