Sot rreth orës 15:00, në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut është gjetur një person pa shenja jete.
Njësitë përkatëse policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është raportuar se viktima, R.M., femër, 67 vjeç, është gjetur e varur në shtëpinë e saj. Rasti është raportuar nga djali i viktimës i cili e ka gjetur atë te varur.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe stafi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes.
Rasti është iniciuar dhe po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”.
