Gruaja e terroristit Milan Radoiçiq, Ema, është intervistuar nga Policia e Kosovës në veri.
Këtë për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
“Konfirmojm se në Mitrovica Veri është duke u intervistu ky person (gruaja e Radoiçiqit, Ema) në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Elshanit për Gazetën Enigma.
Ndërkohë, Radoiçiqi, i cili kishte organizuar sulmin terrorist në Banjskë vitin e kaluar, për momentin ndodhet në Serbi dhe është i kërkuar nga INTERPOLI. /Gazeta Enigma