Gruaja nga Fushë Kosova nuk iu shpëton plagëve të aksidentit, vdes në QKUK

Gruaja nga Fushë Kosova nuk iu shpëton plagëve të aksidentit, vdes në QKUK

Më 28 janar, një grua e cila ka qenë në tretman mjekësor në QKUK si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Ajo nuk iu shpëtoi plagëve të aksidentit që kishte ndodhur më 16 janar në Fushë Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Policia e Kosovës.

Related Articles