Një burrë nga Prishtina ka marrë lëndime trupore, pasi është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë, 19.06.2021 ─ 21:25. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovar ( bashkëshortja e tij). Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.