Në dijeni të një plani për të sulmuar pikën kufitare në Jarinje, janë organet e sigurisë së Kosovës.
Një gjë të tillë e kanë pohuar për Radio Televizionin Dukagjini burime brenda këtyre organeve të sigurisë.
Në dijeni për një plan të tillë janë edhe misioni i KFOR-it në Kosovë. Kjo është edhe arsyeja se ata kanë dyfishuar forcat në pikën kufitare në Jarinje dhe kanë vendosur edhe tela gjemborë.
Planin për të sulmuar pikën kufitare është bërë nga një grup ekstremist serb, të cilin e prinë, Damjan Knezevic, një serb që ka lidhje të afërta me grupin “Wagner” një grup ushtarak rus në pronësi të Yevgeny Prigozhin, njeri i afërt i presidentit rus Vladimir Putin.
Knezevic është i pranishëm edhe në këto momente bashkë me serbët e tjerë të cilët janë grumbulluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, në territorin serb.