Gucati në Prekaz: Këto festa janë të mangëta pa krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Gucati në Prekaz: Këto festa janë të mangëta pa krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati teksa bëri homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ka thënë se këto festa janë të mangët pa ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, por shprehu besimin që ata do të kthehen dhe festën tjetër të nëntorit do ta festojnë bashkë me ta në Kosovë.

“Ju urojmë katër festat e nëntorit. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, datëlindja e komandanti legjendar më 1955 dhe dalja në skenë e UÇK-së/. Këto festa janë të mangëta sepse në i kemi krerët e UÇK-së në Hagë ku padrejtësisht po mbahen padrejtësisht në Hagë nga një gjykatë. Por ja që na ndodhi kjo dhe shpresojmë e besojmë që vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, ka deklaruar Gucati nga Prekazi. / Gazeta Enigma.

Related Articles