Kandidati për deputet i LDK-së dhe kreu i Forumit Rinor të kësaj partie, Paris Guri, ka ironizuar me sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “cep më cep”, duke e modifikuar atë në “cent më cent”.
Guri ka bashkëngjitur edhe një fotografi të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, duke iu thënë “kap ktheni paret që i keni vjedhë cent më cent”
“Jo cep më cep, po kap ktheni paret që i keni vjedhë CENT MË CENT”, ka shkruar Guri.