Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbudas mbërrin në Kosovë

Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbudas mbërrin në Kosovë

Me ftesë zyrtare të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në vendin tonë ka mbërritur Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Lady Sandra Williams.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ku do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.

Sir Rodney Williams gjithashtu do të jetë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili organizohet nën udhëheqjen e Presidentes Osmani dhe mbledh liderë e përfaqësues nga e gjithë bota për të diskutuar avancimin e rolit të grave në paqe dhe siguri.

Vizita e tij përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Postimi:

Related Articles