Hajdari thirrje për protestën në Hagë: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë shenjë e lirisë

Hajdari thirrje për protestën në Hagë: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë shenjë e lirisë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar komune në Drenas, Petrit Hajdari, ka kërkuar nga mërgimtarët që në mënyrë masive të bëhen pjesë e protestës së 14 shtatorit në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.

Hajdari përmes një postimi në profiline tij në Facebook ka shkruyar se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi nuk janë vetëm individë, janë dëshmia përmes së cilës liria e shqiptarëve të Kosovës padrejtësisht është vënë në gjykatore.

“Në protestën e fundit në Prishtinë ne dërguam mesazh të qartë që Kosova nuk do të qëndrojë indiferente ndaj padrejtësive. Tani, është koha që këtë mesazh ta dërgojmë edhe në Hagë”, ka shkruar ai.

Tutje Hajdari tha se për mërgimtarët se “të gjitha rrugët ditën e 14 shtatorit duhet të na çojnë në Hagë, aty ku liria jonë po gjykohet përmes UÇK-së e UÇK-ja përmes krerëve të saj. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë individë. Nuk janë as vetëm bartës institucionesh. Janë shenja përmes së cilës liria jonë është vënë në gjykatore, edhe atë me dëshmi nga Serbia”.

“Kjo nuk kalon. Kjo nuk duhet të kalojë. Këtë nuk duhet ta lejojmë të kalojë. Të gjithë, bashkë në këmbanat e lirisë e thirrjet për drejtësi. 14 shtatori është dita. 14.00 është ora. Bëni që zëri juaj të dëgjohet!”, ka përfunduar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles