Hajnat i hyjnë në shtëpi në Gjilan, një person gjendet pa ndjenja

Hajnat i hyjnë në shtëpi në Gjilan, një person gjendet pa ndjenja

Një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij, pasi dyshohet se disa persona i kanë hyrë në shtëpi, duke i shkaktuar lëndime dhe më pas e kanë kryer veprën e grabitjes.

Sipas raportit të policisë, ai ka pranuar tretman mjekësor, derisa ende nuk dihet se çka është grabitur, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij  pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën e cekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raport. / Gazeta Enigma.

Related Articles