Disa persona të panjohur kanë hyrë në objektin e shkollës fillore “Emin Duraku”, në Gjakovë dhe kanë vjedhur një derë të shkollës.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga drejtoria, me ç’rast Policia është vënë në dijeni se persona të panjohur kanë vjedhur një derë dhe më pas kanë arritur të largohen pa lënë gjurmë.
Ende nuk dihet se si i dyshuari apo të dyshuarit kanë depërtuar brenda shkollës, por sipas drejtorit vepra dyshohet se është kryer në orët e mbrëmjes, kur askush nuk ka qenë brenda hapësirave të shkollës.
Me t’u raportuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vjedhje.