Hajnat vjedhin 12 mijë euro nga shtëpia e familjes Heta (VIDEO)

Hajnat vjedhin 12 mijë euro nga shtëpia e familjes Heta (VIDEO)

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Varosh të Ferizajt.

Aty hajdutët depërtuan në shtëpitë e vëllezërve Heta, ku morën hiç më pak se 12 mijë euro.

Atë kohë asnjë anëtar i familjes nuk gjendej në shtëpi, derisa të njëjtit dyshojnë se dikush i përcolli kur shkuan mysafir për iftar.

Me rastin po merret edhe policia, që tashmë ka filluar hetimet.

Related Articles