Molliqaj kritikon opozitën: Sa më shumë që i tuten Kurtit, aq ma shumë ka me i shantazhu

Molliqaj kritikon opozitën: Sa më shumë që i tuten Kurtit, aq ma shumë ka me i shantazhu

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar opozitën në vendin tonë. Thotë se sa më shumë që i frikësohen kryeministrit Albin Kurti, aq më shumë ky i fundit do t’i shantazhojë.

“Unë nuk e besoj që çlirimi i kësaj opozite ka me ardhur përmes frikësimit të Albin Kurtit, bile-bile, sa më shumë që i tuten aq më shumë ka me i shantazhu”, tha Mollqiaj në emisionin Pressing në T7.

“Këtu duhet me u çliru, nëse je i frikësuar, se unë s’e përjashtoj që ka individë të frikësuar, duhet me lënë politikën se përndryshe as s’ki me bo politikë, edhe ka me të thënë ‘kam me të çuar në burg” e as s’ki me flejt edhe kurgjo kërkujt”, shtoi ai.

“Unë besoj se njerëzit duhet me e marrë guximin me u ballafaqu. Nëse i kanë bërë gabimet që i kanë bërë ja le të tërhiqen krejt ja le të hynë në këtë betejë”, theksoi ish-deputeti.

“S’jam i lumtur hiq që opozita për arsye të ndryshme ka qenë e tërhequr nga pak herë më shumë e herë më pak”, tha Molliqaj.

Related Articles