Haliti-Qeverisë “Kurti”: Shpresoj ta ç’kapni shtetin, por po më duket e pamundur me këtë qasje

Haliti-Qeverisë “Kurti”: Shpresoj ta ç’kapni shtetin, por po më duket e pamundur me këtë qasje

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në seancën e sotme të Kuvendit, kritikoi programin e Qeverisë “Kurti”, i cili sipas tij nuk ofron objektiva të qarta, raporton Gazeta “Enigma”.

Uroj që ta bëni këtë ç’kapjen e shtetit që na keni uru krejt kohën, por në bazë të këtij programi nuk po e shoh të mundshme këtë”, theksoi Haliti.Ai në deklarimin e tij tha se përkundër deklarimeve të Qeverisë aktuale se do ta ç’kapin shtetin, një gjë e tillë nuk pret se do të ndodhë me programin aktual.  “Tani unë po e shoh edhe një kabinet me deputet që kanë qenë në sallë, nuk po du ta ofendoj askënd, dhe nuk e di se cfarë assistence ka pas programi sepse ai në tërësi është shprehje e dëshirash sesa prezantim i planit se si do të realizohen premtimet”, tha ai.

“Prapë se prapë unë besoj dhe mendoj se mënyra se si po prezantohet është një tendencë për ta marrë një kontrollë drejtësinë, dhe pastaj të na jepni mundësinë që neve si opozitë të ju kritikojmë për kapje të shtetit”, shtoi Haliti.

Kurse sa i përket çështjes së vetingut, Haliti tha se më shumë është duke u paraqitur si tendencë për ta kontrolluar drejtësinë.

“Jam ithtar i vetingut. Ne e kemi kaluar një herë vetingun, por s’mendoj që s’ka qenë i suksesshëm. Prapë se prapë po besoj që mënyra se si po prezantohet është një tendencë për ta marr në kontroll drejtësinë dhe me i dhënë mundësinë opozitës për me e akuzu pozitën për kapjen e shtetit. Uroj që ta arrini dhe ta ç’kapni shtetin për çka na keni akuzuar tërë kohën”, deklaroi Haliti. /Gazeta Enigma.

Related Articles