“Halloween, rikthimi i shpirtave të vdekur apo shtrigave me fshesa” – Si ndikon kjo festë te fëmijët, flet psikologia Pestisha

“Halloween, rikthimi i shpirtave të vdekur apo shtrigave me fshesa” – Si ndikon kjo festë te fëmijët, flet psikologia Pestisha

Me ardhjen e vjeshtës në vend, ikë disi gjallëria dhenatyra merr ngjyrë tjetër. Gjithçka duket disi më e mbyllët, për dikë paska e zymtë.

Por shumë të tjerë presin pikërisht këtë stinë për tëshënuar një festë goxha interesante e cila brenda vetesmbanë shumë të panjohura ose të njohura të cilatgjithsesi kanë një pikëpyetje pas.

Bëhet fjalë për Halloween, një festë e cila shënohetpothuajse kudo në botë.

Çka e karakterizon këtë festë?

Hmm.. Në fakt shumë persona mendojnë se çka e karakterizon saktësisht këtë fest dhe ka interpretime tëndryshme.

Rikthimi i shpirtave të vdekur apo shtrigave me fshesë? – Kjo më shumë është një mit mirëpo pikërisht nëkëtë mit mbështetet edhe idea e kësaj feste.

Personazhe të njohura në botë zhvillojnë garë përkostumet më të bukura, ndërkaq shumë më ndrysheinterpretohet tek fëmijët. 

Fëmijët janë të prirur të kapin thelbin e asaj se pseshënohet kjo festë edhe ashtu edhe veprojnë më pas. Pra zgjedhin të identifikohen me atë se çka përqonfesta tek ta.

Rrugët kudo në botë mbushen me kunguj të mëdhenj tëndiçuar nga brenda, skeletë, rrjete merimangash nëpërpemë e dyer të shtëpisë.

Prindërit e shohin si diçka interesante dhe kreative përfëmijët e tyre, shënimin “Halloween”.


Por a keni menduar ndonjëherë se si ndikon kjo nëshëndetin mendor të fëmijëve?

Në fakt nuk ka asgjë për tu shqetësuar shumë.

Të paktën kështu thotë psikologia Mirjeta PestishaDeliu.

Ajo për Gazeta Enigma është shprehur se në fakt festa ka anët e saja të cilat ndikojnë pozitivisht tek fëmijët.

“Kjo është një kulturë e cila është modelu nga shtetettjera. Në esencë kemi të bëjmë me një festë të cilën po të shohim anët pozitive e vërejm se janë të shumta. Si p.sh socializimi, (referohet mbledhja e fëmijëve për tëkërkuar “bonbon”, si mënyrë për të shënuarHalloween-in)”

Pestisha Deliu tutje shton se përmes kësaj feste fëmijëtmësojn edhe ti luftojnë frikat e tyre.

“Nëse fëmijët tanë frikësohen nga gjërat të cilat ivendosin për Halloëeen, kur ata janë në tërsi grup, mësojnë që të mos frikësohen, por kuptohet në rastetkur maskotat ose çkado tjetër nuk janë të ekzagjëruara, kështu që janë më të përgatitur edhe për të ardhmen kurtë përballen me diçka ngjajshëm të frikshme”, shtoiajo.

Më tej Pestisha shprehet se përdorimi i gjakut nëkostumet e fëmijëve të moshave të vogla, të mos jetëjashtë normales që të mos ketë ndikim te ta.

Kujtojmë se edhe në Kosovë tash e disa vite është bërëtrend shënimi kësaj feste, nga fëmijë e të rritur. /Gazeta Enigma

Related Articles