Hamëz Jashari u rrëfente mediave të huaja sulmet serbe në Kosovë

Hamëz Jashari u rrëfente mediave të huaja sulmet serbe në Kosovë

Hamëz Jashari për mediat gjermane e kroate në vitin 1998, thoshte se “Serbia nuk do paqe”.

Sulmi i para 24 vjetëve i forcave serbe mbi familjen e heronjve Adem e Hamëz Jashari, nuk mbeti i padokumentuar.

Disa ditë pas sulmit të asaj kohe, Hamëz Jashari foli për mediat kroate dhe gjermane, duke treguar se si ndodhi sulmi, transmeton Albinfo.ch, përcjell Gazeta Enigma.

“Serbia nuk do paqe. Ata çdo ditë rrahin, vrasin dhe rrisin dhunën ndaj shqiptarëve…Ata hynë nëpër shtëpitë tona dhe na poshtërojnë. Dekani i Universitetit Shqiptar poshtërohet nga një polic i thjeshtë serb”, ishte shprehur atë kohë Hamëz Jashari në një video, të cilën e ka shpërndarë djali i tij, Bekim Jashari.

Related Articles