Hamilton arrin fitoren e parë me “Ferrarin”

Hamilton arrin fitoren e parë me “Ferrarin”

Britaniku Lewis Hamilton fitoi garën e sprinti të Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1 këtë mëngjes, fitorja e tij e parë me Ferrarin, të cilit iu bashkua në fillim të sezonit.

Shtatë herë kampioni i botës e nisi garën e Shangait nga pole position dhe udhëhoqi të gjitha 19 xhirot.

Për Hamilton, kjo fitore nuk është vetëm e para si pilot i Ferrarit, por edhe e para në një garë sprint që nga prezantimi i formatit katër vjet më parë.

Australiani Oscar Piasti në McLaren fitoi vendin e dytë dhe kampioni në fuqi i botës Max Verstappen (Red Bull) ishte i treti.

Pesëshen e parë në këtë garë e plotësuan piloti britanik George Russell (Mercedes) dhe Monegasku Charles Leclerc (Ferrari).

Lideri aktual i përgjithshëm Lando Norris (McLaren) përfundoi vetëm i teti.

Për kujtim, gara kryesore në Shangai zhvillohet nesër (e diel). 

Related Articles