Kandiati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka falënderuar qytetearët për pjesëmarrjen ne fushatën përmbyllëse.
“Faleminderit, KOSOVË! Nga ky shesh i madh. Nga kjo festë e madhe e demokracisë. Le t’i thyejmë rekordet e daljes në votime këtë të diel. Le ta hapim një faqe të re të historisë”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.
“Mos e humbni këtë mundësi. Mos i lini të tjerët të vendosin për ju.Votoni numrin 131. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Kosova mundet ma mirë dhe pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë!”, shtoi tutje Hamza.