Hamza takohet me Prattipatin, flet për kompromis politik e vija të kuqe

Hamza takohet me Prattipatin, flet për kompromis politik e vija të kuqe

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, është takuar sot me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA’së në Kosovë, Anu Prattipati, teksa ka theksuar se SHBA është aleati kryesor i Kosovës.

Teksa ka njoftuar për këtë takim, Hamza ka thënë se PDK-ja është konstruktive dhe unë do ta vazhdoj praktikën e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit politik.

Ai ka thënë se zgjedhjet e reja janë rruga për të dalë nga kriza.

“Vijat tona të kuqe janë të qarta: Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Çdo veprim që i cenon këto është i papranueshëm, prandaj sot nuk morëm pjesë në seancën e parë të Kuvendit”, ka shkruar Hamza.

“Kosovës i duhet stabiliteti, zhvillimi ekonomik dhe partnerët e saj. ”, ka shkruar Hamza.

PDK dhe partitë e tjera e kanë bojkotuar seancën e sotme për buxhetin.

Related Articles