Kandidati për kryeminsitër nga Partia Demokratike, Bedri Hamza, sot është takuar me kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Hamza tha se Kosova qëndron e bashkuar me Shqipërinë, “siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë”.
“Në Tiranë, takim me kryeministrin Edi Rama për festën e madhe të 28 Nëntorit. Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi qenë gjithmonë, për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen tonë”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.
“Kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, #mamirë janë të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë!”, shtoi Hamza.
Ndryshe, Rama ka pasur raporte shumë të mira me kryetarin e mëhershëm të Partisë Demokratike, Hashim Thaçin, i cili tani ndodhet në paraburgim në Hagë.