Hamza uron ditëlindjen Thaçit: Kosova të pret

Hamza uron ditëlindjen Thaçit: Kosova të pret

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza të premten e ka uruar ish-presidentin Hashim Thaçi për ditëlindjen e tij, me ç’rast ka theksuar se mungesa e tij ndihet në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

“Edhe një ditëlindje larg Kosovës. E gjashta me radhë, President. Jo si zgjedhje, por si një padrejtësi që ka zgjatur shumë. Megjithatë, ka diçka që nuk është zbehur e as lëkundur asnjë ditë: qëndrueshmëria jote dhe besimi e krenaria jonë. Na ke munguar shumë. Tani është koha të ritakohemi dhe të festojmë në atdhe. Kosova të pret. Ne të presim. Urime ditëlindjen, President!”, ka shkruar Hamza.

Related Articles