Hamza: Vendimet i marr vetëm unë, kështu ka qenë edhe në të kaluarën

Hamza: Vendimet i marr vetëm unë, kështu ka qenë edhe në të kaluarën

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, tha se përgjegjësia dhe vendimmarrja brenda kompetencave të tij kanë qenë gjithmonë individuale dhe e pandikuar, pavarësisht pozicioneve që ka mbajtur ndër vite.

Në intervistën e dhënë në Rubikon, Hamza ka kujtuar përvojën e tij të gjatë në institucione shtetërore, duke theksuar se ka punuar me figura politike të partive të ndryshme dhe me disa kryeministra.

Hamza tregoi se gjatë periudhave kur ka udhëhequr me Ministrinë e Financave, ka pasur raste kur i janë paraqitur propozime apo kërkesa me të cilat nuk ka qenë dakord — dhe në ato momente ka qenë i palëkundur.

“Vendimet, në kompetencat e mia, i marr vetëm unë. Kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën. Unë kam pasur pozita të ndryshme shtetërore dhe kam punuar me njerëz të partive të ndryshme, me kryeministra të ndryshëm, dhe secili kryeministër është normale që e ka egon e vet ekonomike, por edhe shteti nuk ka para pa kufi. Unë e kam pasur prioritet me ruajtur qëndrueshmërinë dhe stabilitetin makrofiskal, me ruajtur dhe menaxhuar paranë publike. Kur ka pasur propozime apo kërkesa me të cilat unë s’jam pajtuar, kam thënë që kjo punë nuk bëhet”, tha Hamza.

Related Articles