Hamza viziton Thaçin e Veselin: Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor

Hamza viziton Thaçin e Veselin: Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar dy paraardhësit e tij në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Hamza tha se i premtoi dyshes se “do t’i gëzojmë më 28 dhjetor”

“Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën dhe idealin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe shokëve të tyre. I gjeta mirë me shëndet dhe plot entuziazëm për bashkimin tonë. Ata i shërbyen Kosovës me sakrificë dhe sot qëndrojnë të fortë, me kokën lart, pavarësisht padrejtësive me të cilat po përballen këtu”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

“Si qytetar i Kosovës, si mik, si kryetar i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, i ndiej personalisht këto padrejtësi. Ky proces tani po shkon drejt fundit dhe presim që fundi të jetë i drejtë. Zvarritjet nuk i shërbejnë askujt: as drejtësisë, as Kosovës dhe as bashkësisë ndërkombëtare”, u shpreh tutje ai.

“Kosova po i pret bijtë e saj me krenari. Liria ka emrat e tyre dhe ata po rikthehen në shtëpi. Të fala nga Haga! Iu premtova se do t’i gëzojmë më 28 dhjetor!”, përfundoi Hamza.

Related Articles