Bordi i Drejtorëve të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ka aprovuar vendimin për hapje të platformës për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpive, për 24 orët e ardhshme.
Aplikimi është hapur për qytetarët që tashmë kanë raportet e auditimit dhe nuk kanë mundur të aplikojnë për shkak të mbylljes së parakohshme të thirrjes.
Këto aplikime do të vendosen në listë të pritjes dhe do të shqyrtohen sipas parimit “aplikuesi i parë merr shërbimin i pari”, varësisht nga buxheti që do të mbetet në dispozicion.
“Pra, nuk garantohet trajtimi i të gjitha aplikimeve”, thuhet në njoftim.
“Ky vendim ka për qellim të ju jap mundësi shtesë të gjithë juve që keni pasur kosto financiare në bërjen e raporteve, prandaj luteni që të keni kujdes gjatë aplikimit dhe të evitoni gabimet”, është thënë tutje nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё. /Gazeta Enigma