Këtë të shtunë është përuruar pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, “Hani i Elezit-Bllacë”.
Kalimet kufitare mes shteteve tani do të bëhet me vetëm një ndalesë dhe një kontroll në hyrje të secilit shtet.
Regjimi i ri do të bëhet sipas modelit “hyrje-hyrje” dhe do të zbatohet në pikat kufitare Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë, ndërsa policët do të punojnë në një objekt të përbashkët.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo do t’u kursejë kohë qytetarëve të të dyja shteteve.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se lehtësimi i qarkullimit në kufi do të forcojë bashkëpunimin në shumë fusha mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Tani e tutje qytetarët do kontrollohen vetëm në hyrje të shtetit pritës dhe të dhënat do shkëmbehen në kohë reale përmes një sistemi të përbashkët teknologjik… Pritjet e qytetarëve më në fund do të reduktohet e kjo do ti kontribuoj rritjes ekonomike, shkëmbimi tregtar dhe lidhjeve mes qytetarëve tanë”, ka thënë ai.