Presidentja e Komisionit Evropian e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ky është një moment historik, sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociatat për aderimin në Be dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si KE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha ajo.
Hapja e negociatave nënkupton edhe ndarjen “de facto” të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit, pavarësisht se ishte pikërisht vetoja bullgare ndaj Shkupit zyrtar që për më shumë se dy vite mbajti në vend edhe nisjen e procesit me Tiranën.
Ritmi i negociatave do të varet nga shpejtësia e reformave dhe sipas skenarit më optimist për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE është viti 2032. Ekspertët shohin me shqetësim mungesën e njerëzve të kualifikuar në administratën publikë për të qenë në nivelin e negociatave teknike me vendet e BE.