Haradinaj bën homazhe për viktimat e 11 shtatorit: Nuk e theu shpirtin amerikan

Haradinaj bën homazhe për viktimat e 11 shtatorit: Nuk e theu shpirtin amerikan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në nderim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Në një deklaratë për media, Haradinaj tha se populli i Kosovës ka një lidhje të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat luajtën një rol vendimtar gjatë luftës në Kosovë.

Shkrimi i plotë nga Haradinaj:

11 Shtatori 2001 ndryshoi përgjithmonë historinë moderne. Një sulm barbar kundër Shteteve të Bashkuara tronditi botën, por nuk e theu shpirtin amerikan, shpirt që mishëron qëndresën, lirinë, demokracinë dhe fitoren.

Bashkë me kolegë, bëmë homazhe te pllaka përkujtimore kushtuar viktimave të asaj dite.

Për popullin tonë, miqësia me Amerikën është e shenjtë. Në këtë përvjetor, ashtu si çdo ditë, qëndrojmë krah miqve tanë amerikanë dhe botës demokratike, duke nderuar me respekt të thellë ata që humbën jetën.

Related Articles