Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë numrin 128 në zgjedhjet e parakohsme më 7qershor në Kosovës.
Përmes një postimi në Facebok, Ramush Haradinaj dhe Adrian Gjini kanë bërë thirrje për mbështetje të ekipit të saj, duke theksuar se në këto zgjedhje para votuesve do të jetë një ekip i dëshmuar, i udhëhequr nga kandidati për kryeministër Ardian Gjini
Haradinaj dhe Gjini kanë theksuar se programi i tyre synon të ofrojë siguri për qytetarët, energji për realizimin e projekteve të mëdha dhe zhvillim të qëndrueshëm për të ardhmen e vendit.
Postimi plotë:
“128 është numri i Aleancës në këto zgjedhje!
Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për Kryeministër, Ardian Gjini.
Me Aleancën, për garancën në këtë rrugëtim. Siguri për sot, energji për projektet e mëdha dhe zhvillim të qëndrueshëm për nesër.
Na priftë e mbara!
