Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin Pejës, Driton Rugova i cili tha se në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.
Ai bëri të ditur se menjëherë pas aksidentit ekipet emergjente dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.
