Haradinaj do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit, për Osmanin e Kurtin ende nuk dihet

Haradinaj do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit, për Osmanin e Kurtin ende nuk dihet

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trumpit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, tash kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili.

Ai tha se Haradinaj ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në inaugurim.

“Po, ka ftesë dhe do të marrë pjesë”, ka thënë Xhemaili.

Trumpi pritet të betohet si presidenti i SHBA-ve me 20 janar pasi doli fitues në zgjedhjet e 5 nëntorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur nëse presidentja Vjosa Osmani apo kryeministri Albin Kurti kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në inaugurim.

Related Articles