Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe ai ka qenë në mesin e të helmuarve në Deçan.
Ai ka konfirmuar se edhe vet ka pasur simptoma por jo të mëdha.
“Të them të drejtën nuk kam pasur simptoma të mëdha, kam pasur pak por jo të mëdha, ndërsa fëmijët e motrës, Antigonës, po. Shumë të afërm. Nuk është diçka që shpjegohet si gjendje”, tha ai.
“Është zvogëluar numri i atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore që jep shpresë se do të ndërpritet kjo gjendje. Situatë mjaft e çuditshme dhe jo e zakonshme. Sidomos dy ditët e para kanë qenë të rënda. I kam parë njerëzit duke vuajtur e veçanërisht ishte e dhimbshme t’i shohësh fëmijët duke vuajtur”, tha ai në Kanal 10.
Ndryshe, Haradinaj theksoi se tash e disa ditë ka qetësim të situatës.