Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot ishte për fushatë në Gjilan.
Pas tubimit, Haradinaj tha se “Gjilani sot dha mesazh të qartë politik: mjaft me stagnim, mjaft me mashtrime, mjaft me pushtet pa vizion”.
“Kjo ishte revoltë, e kjo revoltë po shndërrohet në shpresë dhe vendosmëri për ndryshim me Aleancën në krah”, shkroi Haradinaj.
“Gjilani u ngrit fuqishëm dhe pa dilema në mbështetje të vizionit të Aleancës, këtë na dëshmuan në tubimin që patëm”, u shpreh tutje i pari i AAK-së.
