Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti, raporton Gazeta Enigma.
Këtë për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi për media i kësaj partie, Lulzim Blakaj.
“Kryetari Haradinaj, do të takohet me Kryeministrin Kurti, në fillim të javës tjetër në orar të dakorduar bashkërisht”, ka thënë Blakaj.
Kurti letrën për takim ua ka dërguar edhe liderëve të tjerë të opozitës si Enver Hoxhajt të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lumir Abdixhikut nga Lidhja Demokratike e Kosovës.