Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, sot ka prezantuar programin për zgjedhjet komunale në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se ai ka ekipin dhe programin më të mirë në garën për Prishtinën.
“E para Prishtina me programin më të mirë, ekipin më të mirë dhe listën më të mirë”.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ku në garë për të parin e Prishtinës, përveç Haradinajt, do të jetë edhe kandidati i LDK-së, Përparim Rama.