Haradinaj kërkon shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve

Haradinaj kërkon shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, lidhur me zhvillimet politike në vend dhe pamundësinë e aprovimit të buxhetit, dhe shumë zhvillime të tjera me të cilat po përballet Kosova, shkruan Gazeta Enigma.

Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj u deklarua për media.

Ai potencoi se vonesat në miratimin e buxhetit dhe problemet me pagat e punëtorëve të sektorit publik po krijojnë vështirësi serioze.

Sipas tij, të gjitha problemet që i ka Kosova tani janë për shkak të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Tutje, Haradinaj theksoi se e vetmja zgjidhje momentale janë zgjedhjet e reja.

“Sapo përmbyllën takimin e kryesisë së partisë, së pari pas raundit të dytë pas zgjedhjeve në këtë takim diskutuam për zhvillimet politike në vend është një shqetësim i madh pengesat e gjata me pamundësi të aprovimit të buxhetit të vendit, dhe shumë situata të tjera që janë jo të lehta, punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga. Ka shumë shqetësime të tjera në diskutim sot AAK-ja vlerëson që të gjitha këto vështirësi e sfida që po kalon Kosova si pasojë e qasjes së Kurtit i cili në vazhdimësi e ka pengu zvarrit proceset kemi shqetësim për këtë gjendje. Mendojmë që dalja nga kjo gjendje është pikërisht shpallja e zgjedhje, kjo ishte tema e dytë përgatitja për zgjedhjet parlamentare”, përfundoi Haradinaj./GazetaEnigma/

Related Articles