Haradinaj: Kur të bëhem kryeministër s’guxon kush me na ngucë as Veri as Jug

Haradinaj: Kur të bëhem kryeministër s’guxon kush me na ngucë as Veri as Jug

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi në Fushë Kosovë e ka prezantuar Vildane Latifin si kandidaten e kësaj partie në këtë qytet.

Haradinaj gjatë tubimit tha se në ditën që ai e udhëheqë Qeverinë e Kosovës, vendin s’do guxojë ta ngucë askush.

“Ditën që e udhëheqi qeverinë, prej asaj dite e aq sa rri në Zyrën e Kryeministrit, s’na ngucë askush, as në veri, as në jug. Pritojnë të na ngacmojnë sepse historia flet”, ka deklaruar Haradinaj.

“Me zotimin për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO si një obligim politik e kombëtar, në mbështetje në statut të AAK-së, jap këtë nominim. Nominoj Vildane Latifi, si kandidate për deputet”, ka shtuar Haradinaj.

Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025, teksa deri më tani vetëm LDK-ja e ka bërë të ditur listën e plotë të kandidatëve për deputetë.

Related Articles