“Le t’i kthen në shtet 200 hektarë, ne ia kthejmë 70 mijë euro”, “Tokën që e privatizova unë, ishte e babait tim”, vazhdon debati mes Kurtit dhe Haradinajt

“Le t’i kthen në shtet 200 hektarë, ne ia kthejmë 70 mijë euro”, “Tokën që e privatizova unë, ishte e babait tim”, vazhdon debati mes Kurtit dhe Haradinajt

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, i cili i tha që t’ia kthejë Kosovës 200 hektarë tokë që i kishte blerë përmes procesit të privatizimit, me çmim 3.5 euro për ari, të cilat i kushtuan vetëm 70 mijë euro.

Haradinaj i reagoi Kurtit duke i thënë se e ka riblerë tokën e babait të tij, e cila është në Gllogjan.

“Kurti sa herë po don me fshehë prej pazotësisë së tij po thotë se “Ramush i ke ble 200 hektarë tokë”. Po është e vërtetë z.Kurti, me Ligjet e Kosovës, në kohën e OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore që ka mundur edhe një shtetas së huaj, e kam riblerë tokën e babait tim, është në Gllogjan, në katundin tim, nuk është një metër tjetër kund”, ka thënë ai.

Ndryshe, ky propozim ka ardhur pas propozimit të bërë nga Haradinaj, që t’i dërgojë ministrat e tij në KEK që siç ka thënë ai të mërdhihen.

“Meqë m’u dha propozimi që ministrat e mi t’i çoj te KEK-u të mërdhihen në KEK, unë e kam një kundër-propozim për deputetin Haradinaj. Le t’i kthen në shtet 200 hektarë, ne ia japim 70 mijë euro”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma/.

Related Articles