Haradinaj – Kurtit: Nëse nuk dëgjon amerikanët rrëshqet në tradhti

Haradinaj – Kurtit: Nëse nuk dëgjon amerikanët rrëshqet në tradhti

Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se nuk e ka idenë se çfarë po ndodh me vendin e tij, raporton Gaztea Enigma,

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që ta shfuqizoj vendimin për targat.

Sipas Haradinajt situate po përkeqësohet nga çasti në çast dhe mund të rrezikohet stabiliteti në rajon.

“Situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij!  Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri. Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, nëse kryeministri aktual nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, “ai sigurt se po rrëshqet në tradhti”.

Related Articles