Haradinaj paralajmëron: Do ta thërrasim popullin që ta mbrojmë Kushtetutën

Haradinaj paralajmëron: Do ta thërrasim popullin që ta mbrojmë Kushtetutën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se votimi për president pa dy të tretat e deputetëve, është “shkelje e rëndë kushtetuese”.

Ai tha se ky është “drejtim i gabueshëm dhe i rrezikshëm”.

“I bëj thirrje që të ndalen, mos ta vazhdojnë në këtë drejtim të rrezikshëm. Nëse shkojnë kësaj rruge, nuk na lojnë rrugë tjetër përpos që të vihemi në mbrojte të Kushtetutës, ta thirrim popullin që ta mbrojmë Kushtetutën”, deklaroi Haradinaj para mediave.

“Po suprimohet Kushtetuta e Kosovës. Të gjitha ata që e shkelin Kushtetutën, përfshirë dy kanidatet, do t’i mbulojë turpi për jetën”, u shpreh tutje Haradinaj.

Related Articles