Haradinaj për vdekjen e babait të Kadri Veselit: Iku në një moment të vështirë për familjen

Haradinaj për vdekjen e babait të Kadri Veselit: Iku në një moment të vështirë për familjen

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli me rastin e humbjes së familjarit të tyre, raporton Gazeta Enigma.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se babai i ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, la prapa një jetë të tërë me sfida, duke theksuar se vdekja e tij erdhi në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura.

“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura. Sot ndaj dhembjen me mikun e bashkëluftëtarin tim Kadriun dhe mbarë familjen Veseli! Baca Fazli u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të…Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, July 7, 2021

Related Articles