Haradinaj reagon ndaj deklaratës së Maqedoncit për mungesën e ushqimit në FSK

Haradinaj reagon ndaj deklaratës së Maqedoncit për mungesën e ushqimit në FSK

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në lidhje me raportimet për mungesë ushqimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Haradinaj ka thënë se akuzat e Maqedonci për individët që lidhin këto raportime me shërbime të huaja dhe që synojnë të dëmtojnë interesat e Kosovës janë të papranueshme, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka theksuar se këto raporte duhet të trajtohen me seriozitet dhe transparencë, për të garantuar mirëqenien e ushtarëve të FSK-së.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se ky është një konspiracion i Maqedoncit.

“Cili shërbim ka mundur të shtyjë Gjeneral Bashkim Jasharin të paralajmërojë ndërprerjen e aktiviteteve të Ushtrisë nëse nuk e zgjidhni çështjen e furnizimit me ushqim të FSK-së?”, ka thënë Haradinaj./GazetaEnigma/

Related Articles