Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj sulmit të zyrtarëve policor në veri të Kosovës.
Haradinaj thotë se krimi i organizuar ka sulmuar policinë dhe se sipas tij këto akte duhet të jenë alarm për të gjithë.
Sipas tij krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike e etnike dhe se ai i rrezikon të gjithë.
“Krimi i organizuar ka sulmuar Policinë e Kosovës. Këto akte kriminale janë alarm për të gjithë.
Krimi i organizuar nuk ka përkatësi politike as etnike. Ai i rrezikon të gjithë.
Të distancohemi nga dhuna e nga krimi e të bashkohemi në luftën e pa kompromis ndaj tij”, shkruan Haradinaj.