Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi BE dhe SHBA-ja kanë nënshkruar një marrëveshje për gazin e lëngshëm natyror.
Kjo për të zvogëluar varësinë e Evropës ndaj energjisë ruse. Ndërsa, Haradinaj ka rikujtuar se si Qeveria e Kosovës e ka refuzuar projektin e gazit amerikan.
Ai ka thënë se shpreson që pas kësaj marrëveshje, kryeministri dhe Presidentja ta ndryshojnë qëndrim dhe urgjentisht e t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë.
Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se “gazpromi rus ka vdekur”.
“Për më keq edhe presidentja e vendit, nuk ka pasur kurajon ta thotë qoftë edhe një fjalë të vetme, për një projekt ekonomik e të sigurisë për Kosovën e rajonin, të miratuar nga vet Presidenti Biden”.
“Tash që kanë ndryshuar konceptet e të gjithë botës demokratike për Rusinë dhe gazin rus, shpresoj të ndryshojnë edhe konceptet e kryeministrit e të presidentes të Kosovës dhe të ndryshojnë qëndrim dhe urgjentisht e pa asnjë vonesë t’i hapin rrugë projektit të gazsjellësit Shkup-Prishtinë”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Enigma/.