Haradinaj uron qytetarët për Kurban Bajram, veçanërisht nënat e të rënëve për liri

Haradinaj uron qytetarët për Kurban Bajram, veçanërisht nënat e të rënëve për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka uruar veçanërisht nënat e të rënëve për liri dhe ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre.

“Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë. Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë”, thuhet në urimin e Haradinajt. 

Ne besojmë, andaj e vlerësojmë sakrificën.Ne besojmë, andaj respektojmë dhe jemi solidarë me të tjerët.Ne besojmë,…Posted by Ramush Haradinaj on Monday, July 19, 2021

Related Articles