Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka shkuar sot në zyre Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt, raporton Gazeta Enigma.
Për këtë vizitë ka njoftuar vetë Haradinaj, duke publikuar edhe fotografi.
Ai ka treguar se me Mehajn ka biseduar për zhvillimet në ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.
“Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale. Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre. Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”, ka shkruar Haradinaj.