Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Boch, bëri thirrje që të dilet në protestën kundër Gjykatës Speciale.
Haxhiu kujtoi kohën para 10 viteve, kur Bosch kishte kërkuar dorëheqjen e saj nga Kuvendi, pasi Haxhiu kishte refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale.
“Më kujtohet sikur sot, kur në shenjë proteste unë kisha refuzuar të lexojë në foltoren e Kuvendit, rekomandimin e Komisionit për Legjislacion që ishte në favor të themelimit të Gjykatës Speciale (sepse isha mbivotuar nga mazhoranca e asaj kohe), ky kishte kërkuar publikisht dorëheqjen time për atë veprim politik në foltoren e Kuvendit. Madje kemi pasur edhe një ballafaqim në një nga hapësirat e Kuvendit, i cili ishte bërë publik”, shkroi Haxhiu në një postim në Facebook.
“Shumë mirë, por me vonesë!”, shtoi ajo. /Gazeta Enigma